Pas fitores së fundit të Athletic Bilbao 4-0 ndaj Getafe, ylli kryesor i baskëve, Nico Williams, tregoi dhe njëherë tjetër se kishte pasur mundësi të shumta për t’u larguar gjatë tre afateve të fundit të merkatos verore.

“Kurrë nuk kam pasur dyshime se dua të qëndroj këtu. Qoftë Barcelona apo klube të tjera si PSG-ja, Arsenali dhe shumë të tjerë, unë u thashë ‘jo’ të gjithëve për të qëndruar këtu”, tha Williams.

Deklarata publike e kampionit të botës vjen në një moment kur ka pasur disa fërkime të brendshme lidhur me agjentin përfaqësues të tij, Felix Tainta, i cili kishte lënë të kuptohej së fundmi se negociatat me Barcelonën ishin në një fazë mjaft të avancuar gjatë verës së vitit 2024, duke sugjeruar se mungesa e garancive për regjistrimin e lojtarit nga klubi katalanas bëri që marrëveshja të dështonte. Megjithatë, Williams sqaroi shpejt se vendimi përfundimtar i takonte vetëm atij dhe rrethit të tij të ngushtë.

The post “U thashë “jo” të gjithëve”, zbulohet sulmuesi që refuzoi PSG-në, Arsenalin dhe Barcelonën appeared first on Telesport.