Atalanta e ka nisur fazën e dytë të Serisë A me një barazim.
Në javën e 20-të të kampionatit italian skuadra e Gasperini-t nuk ka shkuar më larg se një barazim 0-0 kundër Udinese-s dhe mbetet mbrapa Napoli-t me 42 pikë.
Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Bluenergy Stadium kanë qenë friulanët që kanë krijuar rastet më të mira me portierin Carneseçhi që ka shpëtuar zikaltrit.
EMPOLI-LECCE 1-3 – GOLAT – VIDEO
Atalanta ka provuar të reagojë në pjesën e dytë me zëvendësimet, por bardhezinjtë kanë rezistuar duke marrë një pikë të merituar.
Ka zgjatur vetëm 24 minuta ndeshja për Berat Gjimshitin, i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi.
Zhgënjen edhe Empoli i Smajlit, i mundur 3-1 në shtëpi nga Lecce e Ramadanit, i aktivizuar në minutën e 82-të. Ashtu si Gjimshiti, edhe Ismajli ka qenë i detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë, pas 21 minutash, për shkak dëmtimi.
The post Udinese ngadalëson Atalanta-n, e shtunë e “zezë” për Gjimshitin dhe Ismajlin appeared first on Telesport.

