Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “UEFA Development”, duke regjistruar tri fitore në po aq ndeshje. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Rabie Tota, fituan me shifrat 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 ndaj Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës.
Për trajneren Rabie Tota, ky ishte debutim i ëndërruar, jo vetëm me fitore ndeshjesh, por edhe me triumf në të gjithë turneun. Në një prononcim për fshf.org, ajo u shpreh e lumtur dhe krenare për vajzat e saj dhe punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Ndër të tjera, trajnerja Tota përmend edhe disa prej elementëve që kanë spikatur me skuadrën kuqezi, teksa flet edhe për vazhdimësinë.
Debutim me tre fitore, ndjesitë e trajneres Tota – Ndihem shumë krenare për vajzat. Ishte surprizë edhe për mua, por bënë mrekulli dhe ishte kënaqësi që t’i trajnoja dhe të arrinim deri këtu.
Si shkoi turneu dhe një koment për ekipin që drejton– E dija që do të ishte e vështirë, por vajzat bënë një punë fantastike dhe mendoj që shkoi mirë. Ka detaje për t’u rregulluar, por mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur suksese të reja.
E ardhmja e skuadrës dhe elementet që spikatën – Janë disa elementë që kanë spikatur te kjo grupmoshë. Mund të përmend Ajlina Berisha, Estela, Izabela, Kejsi, Megi, Rukena. Janë 10-11 lojtare shumë të mira që për pak vite mund t’i shohim edhe të ekipet kombëtare pasardhëse.
Si do të vazhdojë puna pas këtij turneu? – Do i rikthehemi rutinës, për të nxjerrë në pah punën e të gjithë vajzave, të stafit dhe për të arritur suksese të reja.
The post UEFA Development, Shqipëria U-15 shkëlqen me 3 fitore appeared first on Telesport.