Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç dhe drejtori teknik i FFM-së, Gjorgi Hristov, pritën sot në “Shtëpinë e Futbollit” Aljosha Asanoviç, futbollistin legjendar të brezit të bronztë të Kroacisë (1998), në rolin e konsulentit të UEFA-s.
“Vizita e mikut tonë Aljosha nënvizon angazhimin e UEFA-s për të mbështetur zhvillimin e futbollistëve të rinj, për të forcuar marrëdhëniet me departamentin tonë të futbollit të të rinjve dhe për të demonstruar rëndësinë e investimit te të rinjtë, duke u siguruar që ata të marrin udhëzimet dhe mundësitë e duhura për përparim”, deklaroi Omeragiç.

