Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ndaj Finlandës më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, dhe Bjellorusisë më 15 nëntor, në “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:00.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 11:00. Në të njëjtën orë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të zhvillohet konferenca për media, ku tekniku kuqezi do të flasë për listën e lojtarëve dhe për dy ndeshjet e radhës.
Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve është programuar të zhvillohet ditën e hënë, më 9 nëntor, kur skuadra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për dy takimet e fundit të grupit C1, ku Shqipëria kryeson me 9 pikë.
The post UEFA Nations League/ Zbulohet programi i Kombëtares dhe dita kur Maran do të shpallë listën appeared first on Telesport.
