Kombëtarja e futbollit amator nisi sot rrugëtimin në UEFA Regions’ Cup me ndeshjen e parë të grupit ndaj Sllovakisë, e zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Takimi përfundoi me fitoren 6-1 të skuadrës sllovake.
Sllovakia shënoi katër gola në pjesën e parë, me Palacka në minutën e 25-të, Gáborík në të 28-ën, Urban në të 37-ën dhe Vass nga pika e penalltisë në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 62-të me Shehun. Sllovakia shënoi edhe dy gola të tjerë, me Urban në minutën e 74-t dhe Michalec në të 76-ën, duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.
Në ndeshjen tjetër të Grupit 6, Piemonte Valle d’Aosta e Italisë fitoi 2-0 ndaj NI Eastern të Irlandës së Veriut.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë të grupit ditën e diel, më 1 nëntor, në “Egnatia Arena”, ndaj Italisë.
The post UEFA Regions’ Cup: Kombëtarja shqiptare e futbollit amator mundet 6-1 në ndeshjen e parë appeared first on Telesport.
