Pak para hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Champions League, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndau një çmim të paprecedentë.
Ndryshe nga sa ndodh zakonisht kur çmimet shkojnë për ata që shënojnë më shumë gola, apo për mbrojtësit më të mirë, ky çmim shkon për lojtarët që tregojnë humanizëm dhe respekt në fushë. UEFA shpjegoi se çmimi i ri njeh sjelljen fisnike sportive, një mesazh i qartë se futbolli nuk ka të bëjë vetëm me gola dhe tituj.
“Çmimi i Respektit Jashtë Fushës” shkon për brazilianin Marquinhos. Vetë braziliani reagoi përmes një mesazhi të shkurtër. “Faleminderit për këtë trofe, më bën shumë krenar. Do të vazhdoj të jem respektues këtë vit. Ndaj shokëve të ekipit, kundërshtarit dhe gjyqtarëve”, tha braziliani.
The post UEFA surprizon botën me një çmim të papritur, fituesi i parë në histori është Marquinhos appeared first on Telesport.
