Në Las Vegas u zhvillua sot eventi UFC-320 në artet marciale mikse. Në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), kampioni në fuqi Merab Dvalishvili, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Cory Sandhagen.

Një triumf i vështirë por i merituar për luftëtarin gjeorgjian, që numëron 21 fitore e 4 humbje në kafaz. Ndërsa për rivalin e tij amerikan kjo ishte humbja e 6-të, ndërkohë që numëron edhe 18 fitore, por pa arritur dot të marrë titullin.

Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren kampionit të botës (49-45, 49-45, 49-46), që në fund feston me meritë, pasi goditjet e tij ishin të sakta dhe të forta. Gjeorgjiani u tregua superior në kafaz, ndërsa Sandhagen nuk ishte konstant.

Në këtë event dueloi edhe ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) Jiri Prochazka. Ai fitoi me KO Teknik në raundin e tretë ndaj Khalil Jountre, duke u rikthyer kandidat për titullin kampion në këtë Divizion.

The post UFC-320/ Dvalishvili mbron titullin kampion ndaj Sandhagen, triumfon edhe ish-kampioni Prochazka appeared first on Telesport.