Këtë fundjavë do të zhvillohet në Las Vegas eventi UFC-326 në artet marciale mikse. Edhe pse nuk ka asnjë duel për titull, ky event mbetet i veçantë. Sfida kryesore do të jetë ajo për titullin BMF (baddest motherfu*ker), një titull simbolik i MMA-së.

Kampioni në fuqi Max Holloway (27 fitore e 8 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin ndaj brazilianit Charles Oliviera (36 fitore, 11 humbje e 1 duel pa rezultat). Për amerikanin kjo do të jetë hera e dytë që e mbron këtë titull.

Interesant fakti se dy luftëtarët do të përballen sërish në kafaz 11 vite nga hera e fundit. Holloway e ka mundur Oliviera në sfidën e vitit 2015 (UFC Night Fight, në gusht të atij viti), asokohe me KO teknik në raundin e parë.

Një përballje që pritët të jetë interesante, pasi do të duelojnë dy ish-kampionë bote. Ata do të përballen në peshën e lehtë. Në këtë event, në kafaz do të ngjitet edhe një tjetër ish-kampion bote, Cody Garbrand.

UFC-326, duelet kryesore

Max Holloway – Charles Oliviera

Ciao Borralho – Reiner de Ridder

Rob Font – Raul Rosas Jr

Drew Dober – Michael Johnson

Gregory Rodrigues – Brunno Ferreira

Cody Garbrandt – Xiao Long

The post UFC-326 ofron spektakël për titullin “BMF”, dy ish-kampionë bote sfidë për kurorën simbolike appeared first on Telesport.