Luftëtari brazilian Charles Oliviera fitoi të dielën titullin simbolik BMF (baddest motherfu*ker) në artet marciale mikse. Në eventin UFC-326 zhvilluar në Las Vegas, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Max Holloway.

Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Oliveira (50-45, 50-45, 50-45), në një duel me 5 raunde të dominuar nga braziliani. Një fitore që kishte edhe shijen e hakmarrjes për Oliveira, për humbjen e pësuar ndja Holloëay 11 vite më parë.

Të dy sportistët zhvilluan një ndeshje të mirë, duke dueluar fort. Gjithsesi, braziliani ishte më në formë dhe goditjet e tij bënë diferencën në kafaz, duke i dhënë fitoren. Holloëay, që e mbante këtë titull simbolik, u detyrua të pranojë humbjen.

Për Oliveira ky është sukesi i 37-të në karrierë (ka edhe 11 humbje e 1 duel pa rezultat. Ndërsa për Holloway kjo është humbja e 9-të në kafaz, ku ka arritur edhe 27 fitore. Dy legjenda që pavarësisjht mosësh treguan se janë ende kampionë.

The post UFC-326/ Oliveira fiton pas 11 vitesh revanshin ndaj Holloway dhe rrëmben titullin simbolik BMF appeared first on Telesport.