Këtë fundjavë, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-329 në artet marciale mikse. Një event që nuk ka asnjë duel për titull, por që pritet me shumë interes nga fansat, pasi në kafaz do të rikthehet pas 5 vitesh Conor McGregor.
“The Notorius” (famëkeqi) do të duelojë me amerikanin Max Holloway, sfidë që është e vlefshme për peshën “welter” (pesha deri 77kg). Kjo është hera e dytë që dy luftëtarët përballen mes tyre, me irlandezin që ka fituar 12 vite më parë.
McGregor (22 fitore, 6 humbje) nuk konsiderohet favorit, teksa ka humbur dy sfidat e fundit dhe mungon për një kohë të gjatë. Ndërsa Holloway (27 fitore, 9 humbje) rikthehet në kafaz 4 muaj nga humbja ndaj Oliveira.
“Duhet të gërmosh thellë dhe t’i provosh vetes se je ajo që thua se je. Duhet shumë punë e thellë e brendshme për t’u rikthyer nga një dëmtim i tillë dhe unë thjesht e përdora atë si motivim. Tani mund të tregoj se sa vlej
Në këtë event do të zhvillohen në total 14 duele, ku në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme Robert Whittaker si dhe ish-kampioni i peshës “bantamweight” Cody Garbrandt.
UFC-329, duelet kryesore
Conor McGregor – Max Holloway
Benoit Saint Denis – Paddy Pimblett
Cory Sandhagen – Mario Bautista
Brandon Royval – Lone’er Kavanagh
King Green – Terrence McKinney
The post UFC-329 eventi i vitit, të gjithë presin rikthimin e McGregor pas 5 vitesh: Gati të tregoj se sa vlej appeared first on Telesport.
