Prokuroria njofton se dy kompanive u është ndaluar puna në afërsi të burimit të ujit në fshatin Shum, ku është burimi i ujit për pije për qytetin e Strugës, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se kjo është bërë për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të paligjshëm të mineraleve dhe ndotje të ujit për pije, Sipas Prokurorisë, hetuesit gjetën makina pune të dy kompanive nga Veleshta, të cilët kryenin gërmime dhe transport të gurëve pranë burimeve.
“Duke ndërmarrë veprime hetimore sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Strugë për hetimin e shkaqeve të ndotjes së ujit nga burimi në fshatin Shum, organet hetimore gjetën makina pune të dy personave juridikë nga Veleshta, të cilët kryenin thyerje, gërmime dhe transport të gurëve në masë të madhe, në afërsi të burimeve. Për shkak të dyshimeve për vepra penale – Shfrytëzim i paligjshëm i mineraleve
