Jurgen Uldedaj, që mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në kategorinë IBO, në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg), ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. Në një postim në “Facebook” ai ka shprehur emocionet e tij pas triumfit ndaj kamerunasit Rolly Lambert.

Jam kampion i botës, ëndrra ime u bë realitet. Kjo është dita që kam ëndërruar në gjithë jetën time. Pas shumë vitesh sakrifice, mundi e besimi në Zot, u shpalla kampion I botës në IBO, në peshën cruiser

”, thotë Uldedaj.

Më tej, boksieri lezhjan shtoi: “Ky titull nuk ështyë vetëm i imi, është për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën dhe për cdo djalë e vajzë që ka një ëndërr”.

Asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipi tim, familjes time, trajnerëve dhe cdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, deklaroi Jurgen Uldedaj.

Uldedaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve në përballjen e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës. Titulli i kësaj kategorie ishte vakant.

The post Uldedaj reagon pas shpalljes kampion bote: Ëndrra u bë realitet, titulli për të gjithë shqiptarët appeared first on Telesport.