Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Arsimi i lartë në vend ka nevojë për reformë rrënjësore. Universitetet e Maqedonisë janë të fundit në rajon për nga cilësia. Këtë e tregon një hulumtimi i rrjetit “ARBU” që vlerëson Universitetet dhe profesorët në bazë të citimeve shkencore.

“Ne kemi hulumtues të shkëlqyer, por për fat të keq sistemi ende nuk është mjaftueshëm i institucionalizuar dhe mendoj se me ligjin për cilësinë në arsim do të mund ta rregullojë këtë dhe të ecim para. Universiteti ynë më i mirë ka më pak se 400 mijë citate, Zagrebi ka 4 milion, Beogradi gjithashtu  ka  2.5 milion citate”- tregoi Marjan Bojadzhiev, Ekonomist dhe ish drejtor i Odës Ekonomike

Ministrja e Arsimit Vesna Janevka tha se me reformat e reja synohet përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë

“Pikërisht tani po shihet se sa të rëndësishme janë zgjidhjet e propozuara në këto ligje. Pas një periudhe të caktuar kohore, në afat të mesëm prej katër deri në pesë vitesh, do të shihen rezultatet e asaj që po bëjmë sot”-

tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

 Janevksa theksoi qe krahasuar me vitin 2022, buxheti për shkencën është rritur nga rreth 380 milionë në 770 milionë denarë, ndërsa për arsimin e lartë nga 3 miliardë në 8 miliardë denarë këtë vit. /Alsat.mk

The post Universitetet në Maqedoni mbeten prapa rajonit, sipas hulumtimit të “ARBU” appeared first on Alsat.