Universiteti i Tetovës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së RMV-së kanë nënshkruar p një Memorandum bashkëpunimi me qëllim forcimin e partneritetit institucional dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, marrëveshje kjo që u firmos Jusuf Zejneli dhe ministri Zlatko Perinski.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Univerisitetit të Tetovës, qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një partneriteti që do të mundësojë shfrytëzimin e burimeve shkencore, profesionale dhe institucionale, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit me Qendrën e Resurseve për mbështetjen e komunave, që siç thuhet, ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe institucioneve publike, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim lokal dhe avancim të kapaciteteve institucionale.
