Vetëm pak ditë pasi kishte filluar Kupa e Botës, Real Madrid zyrtarizoi në mënyrë të papritur transferimin e Marc Cucurella nga Chelsea për 55 milionë euro. Mbrojtësi bëri një paraqitje fantastike në Botëror, duke marrë komplimente nga të gjithë.
Me nënshkrimin e tij te Real Madrid nuk është i lumtur vetëm bordi drejtues, por edhe shokët e tij të rinj të skuadrës, të cilët nuk kanë ngurruar ta urojnë përzemërsisht publikisht për titullin e fituar kampion bote dhe t’i urojnë mirëseardhjen te “Los Blancos”.
I fundit që e bëri të qartë këtë ishte Rodrygo. Braziliani iu përgjigj një postimi nga Cucurella, duke i lënë këtë mesazh: “Urime për titullin!! Të presim në klubin më të madh në botë”, ishte komenti i anësorit brazilian.

Menjëherë pas finales kundër Argjentinës, Vinicius, i cili do të jetë shoku i tij i skuadrës në krahun e majtë, uroi menjëherë publikisht anësorin spanjoll. Postimi i brazilianit mori pëlqimin edhe të Antonio Rudiger dhe Thibaut Courtois. Mesa duket, lojtarët e Real Madridit janë të gjithë të entuziazmuar për nënshkrimin me Marca Cucurella dhe mezi presin të ndajnë fushën me të.
The post “Urime për titullin! Të presim në klubin më të madh në botë”, Cucurella merr mesazhe të përzemërta nga shokët e rinj të skuadrës appeared first on Telesport.
