Kanë nisur sot ndeshjet e raundit të katërt në grand slam-in e US Open në tenis, duke përcaktuar edhe çerekfinalistët e parë. Tenisti amerikan Francis Tiafoe avancon më tej pas fitores 3-0 (7-6, 6-4, 7-6) ndaj rusit Daniil Medvedev.
Në çerekfinale shkon edhe dy tenistë të tjerë vendës, Ben Shelton (3-0 ndaj Stefanos Tsitsipas) e Alex Michelsen (3-0 ndaj Tomas Etcheverry). Kualifikohet ehe spanjolli Carlos Alcaraz, që mposhti 3-0 (6-4, 6-3, 6-4) Tommy Paul.
Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (6-4, 6-3) amerikanen Taylor Townsend. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe tenistja çeke Lydia Noskova, që mundi 2-1 (7-5, 5-7, 6-4) Marta Kostuyk.
Dy tenistet e tjera çerekfinaliste të kualifikuara sot janë Emma Navarro dhe Jessica Pegula. E para fitoi 2-0 (6-4, 6-2) ndaj ruses Anna Kalinskaya, ndërsa e dyta mposhti 2-0m(6-3, 6-4) rumunen Sorana Cirstea.
The post US Open: Alcaraz e Sabalenka avancojnë më tej, tenistët amerikanë “pushtojnë” çerekfinalet appeared first on Telesport.
