Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, e ka mposhtur me nokaut britanikun Dubois për të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Duboisi u nokautua nga Usyku ku fillimisht mori një goditje të fortë në bark nga ukrainasi, e që pas numërimit u çua sërish.

Por, Usyk s’e ndali luftën, ku i dha një goditje tjetër të fortë kundërsharit të tij në nofull, që bëri t’i fluturonte edhe mbrojësja e dhëmbve.

Gjyqtari Michael Griffi e ndërpreu menjëherë ndeshjen pa përfunduar numërimin, shkruan The Guardian.

Ukrainasi është shpallur për herë të dytë kampion në kategorinë e rëndë, ndërsa për herë të tretë kampion i botës.