Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.
Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultati tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror.
Sylvinho nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha në portë, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani. Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.
The post Uzuni nga minuta e parë, Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë (foto) appeared first on Telesport.