Valencia dhe Olympiacos kanë marrë kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të raundit të 13-të të sezonit të rregullt. Kampionët në fuqi të Olympiacos mposhtën 92-76 Real Madrid.
Vijon të surprizojë Valencia këtë sezon, që mundi 92-87 Virtus Bologna, duke korrur fitoren e 10-të sezonale, po aq sa edhe grekët. Me nga 9 fitore ndodhen pas tyre skuadrat e Panathinaikos dhe Dubai Basketball.
Panathinaikos fitoi 87-72 në fushën e Zalgiris Kaunas, ndërsa Dubai triumfoi 80-74 në Izrael, ndaj Maccabi. Në këtë raund zhgënjeu Barcelona, që u mund 103-100 në shtëpi nga Crvena Zvezda.
Euroleague-Raundi i 13-të
Maccabi Tel Aviv – Dubai Basketball, 74-80
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 72-87
Bayern Munich – Baskonia Gasteiz, 100-81
Armani Milano – Fenerbahce, 78-70
Paris Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-96
Valencia Basket – Virtus Bologna, 92-87
Anadolu Efes – Villeurbanne, 107-81
Olympiacos – Real Madrid, 92-76
Barcelona – Crvena Zvezda, 100-103
Partizan Beograd – Besiktas, 91-87
The post Valencia dhe Olympiacos marrin frenat e Euroleague, zhgënjejnë Barcelona e Fenerbahce appeared first on Telesport.
