Federico Valverde po përjeton sezonin më të vështirë me fanellën e Real Madridit. Mesfushori uruguian është përfolur për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”, gjë që ka shtuar interesin e klubeve të tjera ndaj tij.
“Defensa Central” raporton se së fundmi Valverde ka marrë një propozim konkret nga Man. United, por mesfushori e ka refuzuar. Dëshira e tij është të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.
Gjithsesi, për 27-vjeçarin do ketë me siguri propozime edhe nga klube të tjera gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës së ardhshme. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid ta përdorë Valverden si pjesë e operacionit për transferimin e Enzo Fernandez.
The post Valverde në mëdyshje, propozimi i fundit nuk e bind aspak appeared first on Telesport.
