Një fitore bindëse dhe gjithëpërfshirëse e çon Holandën në 16 pikë dhe në vendin e pare të grupit të saj, në eliminatoret e Botërorit 2026. Finlanda u godit katër herë dhe u fundos 4-0, me kapitenin Virgil van Dijk që shtoi gjithashtu një dozë kënaqësie me rezultatin, i cili i vendos ata shumë pranë kualifikimit për Kupën e Botës 2026.
“E dimë se çfarë është në lojë, mund ta vulosim kualifikimin në ndeshjen e ardhshme ndërkombëtare dhe atëherë do të kemi arritur objektivin tonë të parë
“, ishin fjalët e Van Dijk pas fitores së djeshme.Mbrojtësi i Liverpool ishte krenar për performancën e Holandës: “Mendoj se luajtëm mirë nga fillimi deri në fund. Shënuam disa gola të mirë, patëm posedim të mirë të topit dhe ishim të organizuar mirë në fushë. Ishte një natë e shkëlqyer.”
Sa i përket performancës së tij personale dhe golit (2-0), pikërisht ndërsa ai po feston 10-vjetorin e tij me ekipin kombëtar, shtoi: “Sigurisht që jam krenar, por kjo nuk është koha për të folur për veten time. Do të preferoja t’i lija të tjerët ta bënin këtë. Thjesht dua të arrij diçka të rëndësishme me këtë grup.”
The post Van Dijk: Në ndeshjen e ardhshme duam kualifikimin, dua të arrij diçka të madhe me këtë grup appeared first on Telesport.