El Nacional raporton se Arne Slot ka gjetur qendërmbrojtësin ideal që i përshtatet skuadrës së Liverpool.

Sipas raportimit në fjalë, nëse Virgil van Dijk vendos të largohet me parametra zero në qershor, zëvendësuesi i tij do të jetë Ronald Araujo.

Mbrojtësi i Barcelonës kushton rreth 65 mln euro dhe konsiderohet një nga më të mirët në botë në rolin e tij. I vetmi problem që ka janë dëmtimet e shpeshta.

Slot mendon se Araujo mund të bëhet lider i mbrojtjes së skuadrës angleze, sepse i ka të gjitha cilësitë për ta udhëhequr këtë repart.

The post Van Dijk nuk firmos rinovimin, Arne Slot i tregon klubit se kush duhet të jetë pasuesi appeared first on Telesport.