Liverpool arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Wolves në kampionat, duke mrojtur epërsinë prej 7 pikësh ndaj Arsenal. Mbrojtësi dhe kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk, komentoi fitoren, e cila u arrit me më shumë vështirësi se sa pritej.
“Ne do të donim të dominonim për 90 minuta, por kjo është Premier League dhe një skuadër si Wolves mund të shënojë dhe të krijojë momente të rrezikshme në çdo momente, kundër çdo ekipi”, tha Van Dijk.
Më tej, mbrojtësi holandez shtoi: “Fakti që luftuam deri në fund për të marrë tri pikët thotë se asgjë nuk ka mbaruar, ndaj për momentin shijojmë rezultatin”.
“Kur kemi topin nën kontroll duhet ta shfrytëzojmë atë moment dhe të jemi më të rrezikshëm. Nganjëherë nuk ishim shumë të kujdesshëm dhe nuk ishim në gjendje ta mbanim topin siç duhej të kishim bërë”, shtoi Van Dijk.
The post Van Dijk: Nuk mund të luajmë 90 minuta të përkryera, në Premier League është e pamundur appeared first on Telesport.
