Virgil van Dijk ishte shumë afër tërheqjes nga kombëtarja holandeze, pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2026.
Por, emërimi i ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi, si trajneri i ri i kombëtares holandeze, ndryshoi komplet situatën. Një diskutim shumë produktiv mes të dyve e bindi mbrojtësin 35-vjeçar të mos tërhiqej dhe të ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren, duke nisur nga ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Van Dijk pranoi se kishte nevojë për qartësi dhe siguri para se të vendoste për të vazhduar ende me “Tulipanët”.
“Sigurisht që ishte një vendim shumë i rëndësishëm. Duhet të ndjeja besimin dhe kombinimin e respektit, gëzimit dhe gjithçkaje që kërkoja. Kjo ndodhi që në sekondën e parë të bisedës me Xavi-n, ndaj biseda nuk kishte pse të zgjaste shumë”, tha Van Dijk.
35-vjeçari mezi pret të nisë kapitullin tjetër të karrierës së tij me kombëtaren holandeze. Ai shtoi: “Mezi pres të bashkohem me ekipin për katër ndeshjet e rëndësishme. Le t’i bëjmë dy vitet e ardhshme një periudhë të mrekullueshme”.
The post Van Dijk zbulon pse ndërroi mendje për t’u tërhequr nga Holanda, pas dështimit në Botëror appeared first on Telesport.
