Skuadra e Vardarit është lider i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi që në derbin e zhvilluar në Tetovë, shënoi fitore minimale ndaj Shkëndijës.
Momenti përcaktues ndodhi në fillim të pjesës së dytë, kur Alhasani luajti më dorë në zonën e rrezikut dhe arbitri tregoi në penallti. I sigurtë nga pika e bardhë ishte David Babunski.
Në dy minuta para përfundimit të takimit, Besart Ibraimi shënoi gol për vendasit, por pas rishikimit në sistemin “VAR”, i njëjti, u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Vardari ka 24 pikë, një pikë më shumë se Struga Trim Lum dhe dy më shumë se Sileksi. Ndryshe ky është triumfi i parë për Vardarin pas 8 vitesh në derbi përballjet me Shkëndijën.
The post Vardari mund Shkëndijën në Tetovë dhe merr kreun e Ligës së Parë appeared first on Alsat.

