Ndërsa gjithë Italia feston titullin kampion të Kimi Antonelli, tifozët e Ferrari janë të shqetësuar me atë që po ndodh me “kokëkuqen”. Gara e fundit në Formula 1 konfirmoi konfliktet e brendshme mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, që në pistë nuk i hapin rrugë njëri-tjetrit.

Drejtori sportiv Frederic Vasseur nuk i kursen kritikat. Ai ishte i tërbuar pas garës në Meksikë, zemërim që lindi nga përplasja mes dy pilotëve në kthesën e parë të xhiros hapëse, një incident që, në thelb, i kushtoi skuadrës një fitore të mundshme.

“Nga ana jonë, rezultati i sotëm është shumë i vështirë për t’u pranuar. Kemi punuar jashtëzakonisht shumë dhe, në garat e fundit, kemi bërë një hap të madh përpara sa i përket performancës së pastër. Në Meksikë grumbulluam më shumë pikë sesa rivalët tanë të drejtpërdrejtë”, tha Vasseur.

“Megjithatë, ishte një garë e vështirë dhe, duke marrë parasysh atë që ndodhi në xhiron e pare. Pres që ata të tregojnë më shumë respekt për markën, për skuadrën, për partnerët tanë dhe, mbi të gjitha, për dy mijë njerëzit që punojnë për ne në bazë”, shtoi francezi.

Më tej, Vasseur tha: “Ata investojnë një përpjekje të jashtëzakonshme në punën e tyre, duke punuar ditë e natë në fabrikë për të përmirësuar makinën dhe për të sjellë risi në pistë. Për këtë arsye, të humbësh një fitore në këtë mënyrë është vërtet e vështirë për t’u pranuar”.

“Ne ishim në vendin e parë dhe të dytë në kthesën e parë. Kur gjendesh në një pozicion të tillë, duhet ta shfrytëzosh mundësinë sa më mirë. Do të diskutojmë brenda skuadrës se çfarë ndodhi dhe do të sigurohemi që gjithçka të jetë e qartë për të ardhmen. Tani nisemi drejt São Paulo, ku do të synojmë fitoren”, tha Vasseur.

The post Vasseur i tërbuar ndaj Leclerc dhe Hamilton: Më shumë respekt për Ferrari, mund të kishim fituar në Meksikë appeared first on Telesport.