“Mbërrijmë në Budapest pas dy fundjavave inkurajuese, në të cilat arritëm të maksimizonim rezultatin falë punës së shkëlqyer në grup. Kjo na jep besim, por gjithashtu e dimë se çdo garë është histori më vete”.
Kështu ka deklaruar shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, që kërkon një tjetër paraqitje të mirë këtë fundjavë: “Në letër, pista e Hungaroring mund t’i përshtatet karakteristikave të makinës sonë pak më mirë, por vetëm kjo nuk është garanci”.
“Si gjithmonë, ekzekutimi do të bëjë diferencën: do të duhet t’i qasemi fundjavës me të njëjtin fokus, disiplinë dhe vëmendje ndaj detajeve të treguara në garat e fundit. Kemi dy pilotë shumë të motivuar dhe e dimë se mund të mbështetemi në tifozët tanë
“Qëllimi është të vazhdojmë në rrugën tonë, duke punuar shumë duke filluar nga e premtja për t’u vendosur në gjendjen më të mirë të mundshme për kualifikimet dhe garën“, përfundoi Vasseur para garës së radhës në Formula 1.
The post Vasseur: Pista e Hungarisë e përshtatshme për Ferrari, por dua disiplinën e garave të fundit appeared first on Telesport.
