Gazetari: Petar Çaushevski

Partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzoi kreun e LSDM-së Venko Filipçe, se kishte kontakte të ngushta me Toni Kotevin, të cilin ata e lidhin me rastin e drogës së sekuestruar pak ditë më parë.

“Fotografia që tregon qartë Venko Filipçen në shoqërinë e pronarit të fabrikës me marihuanë të paligjshme, Toni Kotev, tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Filipçes në kontrabandën e drogave të paligjshme”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

LSDM nga ana tejtër akuzon krerët e qeverisë për skandalin. Opozita maqedonase thotë se edhe pas 14 ditësh, qeveria ende nuk ka përgjigje se si 5 tonë marihuanë kaluan kufirin e Maqedonisë.

” Ende nuk ka përgjigje për skandalin më të madh të drogës në rajon, pasi 5 tonë drogë kaluan kufirin maqedonas dhe kush do të mbajë përgjegjësi. Të gjithë heshtin. Mickoski, Toshkovski, Nikolovski, Tarçulovski, Tomovski…Kjo heshtje është konfirmimi më i fortë se skandali i drogës çon në krye të qeverisë Mickoski”, than nga LSDM.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministria e Brendshme kanë filluar aksion në fabrikat e kanabisit mjekësor, që nga 5 shkurti dhe deri më tani kanë sekuestruar 40 tonë marijuanë. Po hetohet nëse 5 tonët e marihuanës së kapur në Serbi janë nga Maqedonia e Veriut./Alsat .mk

The post Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-së dhe LSDM-së lidhur me sekuestrimin e 40 tonëve marijuhanë appeared first on Alsat.