Rasti i dytë i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor është regjistruar në vend. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte hospitalizuar në gjendje të rëndë. Te pacienti, në mënyrë laboratorike ishte konfirmuar infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, por edhe një inflamacion i rëndë i trurit dhe mbështjellësve të trurit. Pavarësisht trajtimit intensiv dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij përkeqësohej në mënyrë progresive. Në Klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar 24 pacientë, prej të cilëve 19 janë raste të konfirmuara laboratorikisht. Pesë pacientë janë në ventilim mekanik, ndërsa ky është rasti i dytë i vdekjes pas vdekjes së një pacienti 83-vjeçar.

“Që nga fillimi, pra që nga pranimi, pacienti ishte në gjendje të rëndë të përgjithshme me simptomatologji të theksuar neurologjike. Pavarësisht të gjitha masave intensive të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej Të gjithë pacientët janë të moshës më të madhe dhe kanë komorbiditete. Gjithashtu edhe pacienti i sotëm”, tha Fadil Cana.