Spanja është në zi pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerife, Jesus de Miguel, pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Owono. Ky i fundit, gjatë një daljeje deri pranë mesit të fushës, e goditi futbollistin me gju në gjoks.

La Liga po shqyrton mundësinë e pezullimit të ndeshjeve të kësaj fundjave, si në kategorinë e parë, ashtu edhe në të dytën. Sipas mediave spanjolle, presidenti Javier Tebas ka diskutuar këtë mundësi dhe një vendim pritet të merret në orët në vijim, pas zgjidhjes së disa çështjeve kontraktuale.

Ndërkohë, është shtyrë pa një datë të re ndeshja Granada–Tenerife, e planifikuar për të shtunën në orën 21:00.

Federata Spanjolle kishte shtyrë më herët edhe dy ndeshje të Kupës së Mbretit, si dhe takimet përkatëse të Kupës së Mbretëreshës. U pezullua gjithashtu prezantimi zyrtar i miqësores së Spanjës U-21 kundër Japonisë.

Tebas tha: “Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Jesus de Miguel Alameda. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët e skuadrës dhe klubin. E gjithë përkrahja ime në këtë moment të vështirë. Pusho në paqe!”

 

The post Vdekja e Miguelit trondit Spanjën: La Liga shqyrton pezullimin e kampionatit për një javë appeared first on Telesport.