Shkëndija sot në Tetovë takohet me Sileksin e Kratovës. Ronaldo Vebster është optimist se skuadra tetovare do të arkëtojë pike maksimale nga ky duel.

 

“Ekipi është i përgatitur mendërisht për këtë përballje. Sepse e patë çfarë ndodhi vitin e kaluar. Pra, ne jemi të përgatitur mentalisht dhe fizikisht për këtë duel. Dhe do ta shihni. do të japim maksimumin në këtë derbi. Sepse, e dini, synimi ynë është të qëndrojmë në krye të tabelës. Dhe këtë do ta bëjmë”, tha fillimisht Vebster.

 

Ai konsideron se fitorja është me rëndësi, pa marë parasysh me çfarë diferencë në gola do të arrihet ajo.

 

“Ne kemi nisur fazën përgatitore që në qershor, para të gjithëve në ligë. Është e vështirë, por ky është shpirt kampioni, të fillosh që në qershor. Tani jemi në shtator dhe ende po fitojmë ndeshje. Nuk ka rëndësi nëse është 1:0 apo 5:0. Është shpirt kampioni që po tregojmë. Çfarëdo që të thonë të tjerët, ne po fitojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

 

Vebster beson se suksesi është te përgatitja mendore.

 

“Por gjithçka ka të bëjë me përgatitjen mendore. Ne përgatitemi mentalisht. Ne e duam këtë. Udhëtojmë vazhdimisht për të qenë me kombëtaren, e më pas kthehemi për të luajtur ndeshjet e rëndësishme në kampionat. Është gjithçka çështje e gatishmërisë mendore. Ne bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk ka lidhje edhe nëse kemi 15 orë udhëtim, ne bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe kthehemi për të luajtur,” tha mes tjerash Vebster.

 

Mbrojtësi i skuadrës tetovare nuk vë në dyshim fitoren përball Sileksit

 

“Fitojmë sot 100 %. Do ta shihni, ne do të sjellim ndeshjen tonë më të mirë nesër. Më e rëndësishmja janë tre pikët, dhe ato do t’i marrim sot,” tha në fund Ronaldo Vebster.

Kujtojmë se përballja në Tetovë, në mes Shkëndijës dhe Sileksit do të nis në orën 15.00.

The post Vebster: Synojmë kreun,  sot fitojmë ndaj Sileksit appeared first on Alsat.