Një 41-vjeçar dje (e diel) ka raportuar se e ka gjetur të vdekur motrën e tij 46-vjeçare në banesë. Prokurori publik ka urdhëruar obduksion të trupit.
“Më 17.05.2026 në ora 11:00 në SPB Shkup, Z.K. (41) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një banesë në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, e ka gjetur të vdekur motrën e tij 46-vjeçare, Z.K. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.
