Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat më të reja nga tragjedia që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi. Sipas medias malazeze “Vijesti”, I vrarë mbeti edhe xhaxhai i djemve, Mirko Vulletiq. MEs këtyre, viktima janë edhe 9 persona të tjerë, ndërsa 4 janë plagosur rëndë ku edhe janë në gjendje kritike për jetën.
Autori është Aco Martinoviq që kur u rrethua nga policia rreth mesnatës, qëlloi veten në kokë dhe më vonë vdiq rrugës për në spital.

 
                    