Pjesa e parë mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, është mbyllur 0-1 për kuqezinjtë, në sfidën e fundit për grup në Ligën C, që po luhet në fushën neutrale në Budapest, në stadiumin “Illovszky Rudolf”.
Kuqezinjtë e nisën vrullshëm duke iu afruar golit që në minutën e 1-rë, por Qazim Laçi bëri më të vështirën e mundshme i vetëm përballë portierit, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit.
Në minutën e 12-të, Bjellorusia i afrohet golit, por për fatin e mirë të kuqezinjve dhe fal devijimit të Etrit Berishës, topi përplaset në shtyllë.
Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani provon të shënojë një gol fantastik pas pasimit të Stavro Pilo, por goditja e mesfushorit kuqezi përplaset në traversë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Rei Manaj gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën brenda në zonë, duke ëprfituar dhe nga rrëshqitja e mbrojtësit kundërshtar. SHIKOGOLIN
Në minutën e 44-të, Arbër Hoxha kishte një mundësi të mirë për dyfishuar shifrat pas pasimit të Pilo, por goditja përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Shqipërinë. Në sfidën tjetër të grupit, Finlanda po fiton 5-1 ndaj Bjellorusisë. Me rezultatin aktual, Shqipëria është në vend të parë.
The post Vendos goli i Manaj, Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë në Budapest ndaj Bjellorusisë (video) appeared first on Telesport.
