Bruksel, përmes euroambasadorit Mihalis Rokas thirri që Maqedonia t’u përmbahet parimeve të BE-së pasi vendi ishte i përmbajtur në votimin për rezolutën për Ukrainë në KB. Rokas, para komitetit të përzier parlamentar me Union, theksoi se flet në emër të përfaqësueses më të lartë Kaja Kalas dhe eurokomisares Marta Kos duke e përshëndetur harmonizimin e plotë të Maqedonisë me politikën e jashtme ne Union dhe shtoi:

“Megjithatë, dua të theksoj se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut ‘u përmbahet vlerave dhe parimeve themelore të BE-së dhe në mënyrë aktive ta manifestojë atë në forumet multilaterale duke përfshirë edhe në kornizë të Kombet e bashkuara. Me këtë do të vërtetohet përpjekja gjeostrategjike në rrugën europiane”, sqaroi Mihalis Rokas, euroambasador.

Foli edhe ambasadori polak Mariush Brimora vendi i të cilit kryeson me Union. Sipas tij është e rëndësishme që Maqedonia të mbetet e përkushtuar vlerave dhe parimeve europiane.

“Votimi në KB dhe rezolutat në KB nxisin reagime të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së këtu. Veprat janë më ët zëshme se fjalët. Nuk duhet me shumë vëmendje të ndiqen gjendjet për të kuptuar se gjeopolitika sot është shumë komplekse”, tha Mariush Brimora, amasador i Polonisë.
Ambasadorët po ashtu porositën që të miratohen ndryshimet kushtetuese që të mund të hapet klasteri i parë i negociatave, për shkak se, siç thonë, zgjerimi është lart në agjendë. Ministrat Timço Mucunski dhe Orhan Murtezani kërkuan hapa vendimtarë nga Unioni.

“Çështjet dypalëshe nuk duhet dhe nuk guxojnë të jenë mjet për diktim të progresit ose bllokadë e procesit të aderimit të fqinjëve”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

“BE nuk duhet vepruar me hezitim, por me vizion strategjik. Procesi i zgjerimit nuk mund të mbetet çështje e shkallës së dytë kur është një punë kyçe dhe e domosdoshme në aspekt gjeopolitik”, theksoi Orhan Murtezani, ministër për çështje Europiane.

Veprimet e Maqedonisë në KB i komentoi edhe ambasadori i Francës Kristof le Rigoler sipas të cilit votimi ishte i papritur. Maqedonia ishte e përmbajtur në votim për rezolutën që e dorëzuan BE dhe Ukraina me të cilën dënohet pushtimi rus.