Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Austin, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti holandez dha kohën 1’32”510, duke qenë më i shpejti në pistë.
Një tjetër paraqitje e mirë e tij vetëm pak orë pasi fitoi garën sprint. Ky është “pole” i shtatë sezonal për pilotin e Red Bull, që të dielën synon një tjetër fitore për të rihapur garën për titull.
Ai do ta ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me britanikun Lando Norris me McLaren, i dyti. Në vendin e tretë u rendit makina Ferrari me Charles Leclerc, një rezultat i mirë për pilotin monegask të “kokëkuqes”.
Në vendin e katërt u rendit makina Mercedes e George Russell që la patriotin e tij Lewis Hamilton me makinën tjetër Ferrari (i pesti). Vetëm i gjashti kryesuesi i botërorit, australiani Oscar Piastri, që vuajti shumë në pistë për të dhënë një kohë të mirë.
Në vendin e shtatë u klasifikua makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli, ndërkohë që në “top-10” edhe Oliver Bearman me Haas, Carlos Sainz me Williams dhe Fernando Alonso me Aston Martin.
The post Verstappen nuk ndalet, siguron “pole position” në Amerikë, ndjekin McLaren e Ferrari appeared first on Telesport.