Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Cmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, garë që u zhvillua në pistën e Sepang (Malajzi). Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, që në një garë kaotike nga xhiro e parë deri tek e fundit, arriti të jetë i qetë dhe të përfitojë nga situatat e krijuara.
Në vendin e dytë u rendit italiani Kimi Antonelli me Mercedes, falë këtij rezultati dhe tërheqjes nga gara të shokut të tij të skuadrës George Russell thuajse ka hipotekuar titullin kampion për pilotë. Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton me Ferrari, i treti, që la pa shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc (vendi 4).
Një garë që zgjati 3 orë e 20 minuta në total: Duhej të nisej në orën 9 të mëngjesit por nisi pas 90 minutash për shkak të shiut të dendur. Dy herë makinat u rikthyen në bokse, ndërkohë që dy herë hyri makina e sigurisë dhe një herë ajo virtuale e sigurisë. Skuadrat përdorën goma të ndryshme dhe kjo e bëri garën interesante.
Kjo situatë afron Antonelli me titullin, pasi tani ka 84 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës. Një garë me dy pamje për Ferrari që e nisi shumë keq për shkak të gomave të gabuara të zgjedhura në pistën e lagur. Por më pas, “kokëkuqja” arriti të përfitojë nga situatat e krijuara dhe riktheu dy makinat e saj në lojë për podiumin, që u arrit nga Hamilton.
Red Bull duket se është rikthyer protagoniste, pasi edhe Isack Hadjar u paraqit mirë, duke u renditur i pesti, ndërsa McLaren ishte kaotike me paraqitjen e saj, ashtu si dhe gara. Në ‘top-10’ edhe Oscar Piastri (McLaren), Liam Lawson (Racing Bulls), Fernando Alonso (Aston Martin), Lando Norris (McLaren) dhe Arvid Lindblad (Racing Bulls).
The post Verstappen triumfon në Sepang në garën më kaotike të sezonit, ndjek Antonelli e dy makinat Ferrari appeared first on Telesport.
