Pavarësisht se Harry Kane dhe Bayern Munich jnë në bisedime konkrete për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti. Plani është për një rinovim deri në vitin 2029.

Në anën tjetër, Bayern po punon që tani për të gjetur zëvendësuesin ideal të Kane. Sipas TEAMtalk, Bayern Munich po e ndjek nga afër Paris Brunner, 20 vjeç. Sulmuesi gjerman, i cili luan për Monacon, po kalon një fillim sezoni fantastik, me tetë gola në 10 ndeshjet e tij të para.

Brunnet është nën kontratë me klubin nga Principata deri në vitin 2028 dhe ky mund të jetë momenti i duhur për të për t’u transferuar te Bayern Munich. Por nuk përjashtohet as mundësia që klubi bavarez ta transferojë më shpejt sulmuesin e ri gjerman, për të fituar përvojën e nevojshme dhe të jetë gati në momentin kur Kane të largohet.

The post Vetëm 20 vjeç, Bayern zgjedh një gjerman për të zëvendësuar Harry Kane appeared first on Telesport.