Tenisti italian Janik Siner riktheu formën dhe triumfoi ndaj “rivalit të madh” Karlos Alkaraz në Mastersin e Parisit, fitore kjo që e riktheu në majën e listës së ATP.
Sineri po merr lëvdata nga të gjitha anët për formën e tij të shkëlqyer, por edhe për mentalitetin dhe dëshirën për përmirësim, sidomos kur kihet parasysh periudha e keqe gjatë së cilës humbiste vazhdimisht nga spanjolli në ndeshjet e mëdha finale.
I fundit që i drejtoi fjalë lavdëruese Sinerit është bashkëkombasi i tij, ish-tenisti Adriano Panatta, i vetmi italian që, para Sinerit, ka fituar një Grand Slam në kohën që janë emëruar me “Open”.
“Një gjë i dallon Sinerin dhe Alkarazin. Karlos mund të ketë një ditë të keqe, ndërsa Janik kurrë. Pres që këta të dy të luajnë në finalen e Torinos. Carlos duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Ose do të jetë shumë i përqendruar kundër Jannik, ose kurrë më nuk do ta mund,” thotë Panatta.
The post “Vetëm një gjë e dallon Janik Sinerin dhe Karlos Alkarazin” appeared first on Alsat.

