Vetura në lumin Vardar, dy persona të lënduar!

Dy persona janë lënduar pasi një veturë ka rënë në lumin Vardar në fshatin Çellopek, transmeton TV21.

Nga terreni mësohet se njëri nga të lënduarit është shoferi i veturës, ndërkaq tjetra pasagjerja.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri te rrëshqitja e veturës dhe rënia në lumin Vardar.