Një veturë VW Golf 5 ngjyrë hiri, me motor me naftë TDI, më tepër se një vjet ka qëndruar në parkingun e Aeroportit BER në Berlin, përcjell TV21. Së fundmi është larguar. Në pamje të parë, duket sikur dikush thjesht ka harruar veturën e tij, por situata është shumë më e ndërlikuar – pronari i automjetit është një i panjohur.

Vetura me targa të Hanoverit po qëndronte në lokacion të shkëlqyer, pikërisht përballë terminalit të Aeroportit. Ky parking është i paraparë për qëndrime të shkurtra, ku dhjetë minutat e para janë falas, ndërsa një orë kushton 23 euro. Tarifa ditore është 552 euro, ndërsa totali i borxhit për këtë automjet të braktisur ka arritur në 200.000 euro.
Aeroporti BER konfirmon se janë në dijeni për rastin, por përgjegjësia për largimin e veturës ende nuk është qartësuar. Policia pretendon se automjeti nuk ka qenë i vendosur në rrugë publike, duke kaluar kështu përgjegjësinë tek menaxhmenti i Aeroportit.

Ka mundësi që vetura të jetë vjedhur dhe të jetë lënë në parking, por pronari ende nuk është paraqitur.
“A mund të paguhet borxhi? Varet nëse pronari është i identifikuar dhe nëse ai ka burimet e nevojshme financiare”, thonë nga menaxhmenti i Aeroportit./tv21.tv
