“Vicario tek Interi do ta shihja mirë, sigurisht që do të ishte një ide e rëndësishme”. Vlerësimi vjen nga Gianluca Pagliuca, ish-portieri zikaltër që ka veshur fanellën e Interit 234 herë mes viteve 1994 dhe 1999. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai analizon edhe Yann Sommerin: “Është një portier i besueshëm, me përvojë. Nuk e di çfarë dëshiron të bëjë Interi, por fakti që është vënë në diskutim për dy gabime më duket pak i tepruar. Për mua është një siguri”.
Më pas për Vicario: “Një portier shumë i mirë, i dyti i kombëtares sonë, me përvojë në Itali dhe në Premier League. Sidoqoftë, nuk e shoh si alternativën më ideale, duke qenë se është tashmë 29 vjeç. Preferenca ime? Donnarumma është numri një absolut. Carnesecchi alternon gjëra të mëdha me momente ‘jo’. Josep Martinez? Mua më pëlqen”.
Për renditjen e portierëve më të mirë në veprim: “I pari Gigio, pastaj Courtois dhe më pas Dibu”.
The post Vicario tek Interi? Pagliuca thotë “po” vetëm pjesërisht: Portier shumë i mirë, por… 29 vjeç appeared first on Telesport.
