Pjesa e dytë e ndeshjes Liverpool – United është thjesht spektakolare. Gjërat ndryshuan totalisht këto minute loje, me “Djajtë e kuq” të cilët shënuan të parët me mbrojtësin Martinez në të 52′.
Liverpool u kundërpërgjigj pas 7 minutash me sulmuesin Gakpo, duke treguar se United nuk mund ta përballojë dot presionin e skuadrës së Slot, kur ofensiva e kuqe angazhohet në sulm.
Në të 70′, me penallti, Mohamed Sala realizoi përmbysjen duke lumturuar tifozët e kuq në “Anfield” me qetësinë e tij të jashtëzakonshme nga pika e bardhë e 11-metërshit.
The post VIDEO: 3 gola në pjesën e dytë, Liverpool përmbys Manchester United në “Anfield” appeared first on Telesport.