Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit – Shkupit, transmeton TV1.
Një kombi dhe një automobil “Mercedes” janë përplasur ndërmjet vete në udhëkryqin ndërmjet bulevardit “Klimenti i Ohrit” dhe rrugës “Dimitrie Çupovski” në qendër të Shkupit.
Udhkryqi ku ndodhi aksidenti ndodhet afër Konviktit Studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”.

 
                    