Barcelona ka fituar ndaj Leganes 0-1 në transfertë për javën e 31-të në La Liga. Dy ekipet vinin në këtë takim me objektiva të ndryshëm, Barcelonës i duhej fitorja për të vazhduar kryesimin e tabelës në La Liga, ndërsa Leganes është në rrezik për të rënë në Segunda Divizion.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, katalanasit zhbllokuan rezultatin falë një autogoli. Një top i Raphinha-s i asistuar për Lewandowski-n, dërgohet në rrjetë nga Saenz, në portën e tij. SHIKOAUTOGOLIN

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson me 70 pikë, 7 pikë më shumë se Reali, i cili përballet nesër në transfertë ndaj Alaves.

The post VIDEO: Barcelona mjaftohet me një autogol dhe del me 3 pikë nga Leganes appeared first on Telesport.