Në kuadër të Ligës Saudite Pro, Al-Nassr pësoi një humbje 2-3 në shtëpi ndaj Al-Ittifaq. Ayman Yahya Salem (47′) dhe Mohammed Al-Fatil (65′) shënuan për vendasit. Ndërkohë, fitoren për mysafirët e siguruan Georginio Wijnaldum (dy gola në 55′, 89′) dhe autogoli i pafat i Mohammed Al-Fatil (82′).
Al-Nassr dominoi topin me 58% dhe tentoi 19 goditje në portë, por në fund dështoi te merte pikë. Me këtë rezultat, Al-Nassr mbetet në vendin e 4-të me 44 pikë, ndërsa Al-Ittifaq u ngjit në vendin e 8-të me 34 pikë.
I KUQI PER DURAN – SHIKO VIDEO
Ne fund te ndeshjes, John Duran, i acaruar nga rezultati, goditi me shuplake kundershtarin e tij dhe per arbitrin nuk kishte dyshime por i kuq direkt per ish-sulmuesin e Aston Villa, i blere 77 mln euro ne merkaton e janarit, teksa ai ka shenuar 4 gola ne 3 ndeshje me ekipin e Riad.
The post (VIDEO) Blerja 77 mln euro godet me shuplakë kundërshtarin dhe del me të kuq, Al-Nassr i Ronaldos bie në shtëpi ndaj ish-mesfushorit të Liverpool appeared first on Telesport.
