Në raundin e 16-të të Coupe de France, Brest mundi skuadrën e Ligue 2 Troyes 2-1 jashtë fushe: i pari që shënoi ishte Salah, jo lojtari i Liverpool-it apo nënshkrimi i ri i Romës, por Ibrahim Salah (minuta e 49′).

Një autogol i Magnettit (55′), megjithatë, e kthen gjithçka në barazpeshe, të paktën deri në minutën e 92-të, kur në kohën shtese Abdallah Sima i jep ekipit te Brest golin e kualifikimit.

Verdikti me i befasishem ndodhi te Lille! Lille u eliminua nga Dunkerque, skuader e liges se dyte franceze. Gjithçka ndodh në fund: Gomes (85′) i jep epërsinë ekipit te Zhegrovës, të cilët më pas pesuan gol ne minuten e 95-të.

Ndeshja shkoi me penallti dhe gjate 11-te metershave protagonist fillestar është Vito Mannone, portieri italian i Lille: dy penallti të pritura, por surprizat ndodhen deri në fund pasi edhe Lille humbi gjithashtu dy.

André godet traversën dhe pas penalltisë së shtatë të konvertuar nga kundërshtarët ne gol me ane te portierit te tyre, Lille del jashtë garës. Edon Zhegrova nuk luajti pasi ende vazhdon me probleme fizike.

 

The post (VIDEO) Kupa e Francës fatale për Lille, ekipi i Zhegrovës u eliminua nga një ekip i kategorisë së dytë pas një fundi dramatik appeared first on Telesport.