E pabesueshme ajo që ka ndodhur sonte në Europa League mes Victoria Plzen dhe Lazio, ku skuadra bardhekaltër që gjithashtu është duke synuar zonën Champions në Serie A, ka fituar me nëntë futbollistë në Çeki, ku protagonisti Isaksen (ndër më të mirët e sezonit) ka shënuar një gol të shkëlqyer në minutat e fundit të shtesës.
Kjo pasi ekipi i tij kishte mbetur me dhjetë për daljen me të kuq të Rovella dhe Gigot. Vendasit kishin barazuar golin e Romagnolit në pjesën e parë por u tronditën ne fund.
Ashtu si në fund u trondit edhe Bilbao, që gjithashtu mbeti me dhjetë ndaj Roma-s. Edhe pse ekipi iberik shënoi i pari me Inaki Ëilliams, Angelino barazoi për verdhekuqtë dhe në fund ishte goli i Shomurodov ai që vendosi fitoren.
Fitore gjithashtu e Frankfurt në Holandë ndaj Ajax duke përmbysur gjithçka pasi vendasit shënuan me Brobbery. Gjithçka e lehtë për Bodo Glimt që shkatërroi Olympiacos në Norvegji me rezultatin 3-0 dhe tashmë prek kualifikimin.
The post (VIDEO) Lazio fiton me 9 futbollistë, supergol nga Isaksen. Edhe Roma mposht në fund Bilbaon. Bodo Glimt trondit Olympiacos appeared first on Telesport.
