Milani e ka nisur direkt keq në fushën e Feyenoord sepse pasi ka humbur një mundësi të artë ne Reijnders, në aksionin pasues, goditja shumë e lehtë për t’u pritur nga Paixao ka befasuar Maignan që ka bërë një pritje tepër të lehtë dhe topi i kërceu sipër duke dhuruar kështu golin për ekipin holandez. Një gafë që i ka dhënë fuqi Feyenoord dhe ka dobësuar psikologjikisht kuqezinjtë.
Pikërisht Paixao, njeriu i ndeshjes dhe më i rrezikshmi për vendasit, iu afrua edhe golit të dytë dhe ishte tranversa ajo që shpëtoi Mike Maignan. Ekipi holandez luajti një pjesë të parë të mirë dhe me shumë presing, ndërsa Milani, me Leaon e përgjumur, vuajti më shumë dhe nuk ishte i qartë, aq sa gabuan edhe pasime të thjeshta në 20 metrat e fundit.
Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi dhe Feyenoord nuk rrezikoi edhe aq shumë, teksa rastet e vetme i pati Felix, ndërsa Feyenoord tentoi me kundërsulme por fizikisht u lodh dhe më pas mendoi vetëm të mbrohej duke rezistuar deri në minutën e 96-të.
The post (VIDEO) Natë për t’u harruar, Milani bie në Holandë. Vendos një gol dhuratë pas 3 minutash. Zhgënjen sulmi appeared first on Telesport.
